Të famshmit me dosje policore

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e të famshmëve ka edhe të tillë me të dhëna kriminale. Për fat të mirë ata nuk janë bërë të famshëm për shkak të së kaluarës së tyre kriminale, por njëkohësisht kanë mësuar shumë nga ajo përvojë. Ja disa nga personat e famshëm me dosje policore.

Reperi dhe artisti i njohur Jay Z, njëkohësisht edhe bashkëshorti i pop yllit Beyonce, në vitin 1999 ishte pjesë e një përleshjeje në një klub të natës. Kjo përleshje ka përfunduar me një incident të madh, pasi që Jay Z e ka therur një person në bark. Ai e ka pranuar fajin e për këtë ka marrë tre vjet dënim me kusht.

Në fillim të karrierës së saj Cheryl Tweedy ka rënë në telashe në një klub nate e për këtë ajo më vonë ka pasur problem me ligjin. Ajo ka qenë e gjykuar për shkak të lëndimeve trupore që ia ka shkaktuar një personi tjetër. E për këtë ajo ka qenë e dënuar që për 120 orë të punojë në të mirë të shoqërisë.

Aktori simpatik e sharmant Hugh Grant është ndër meshkujt më problematikë, edhe pse shumë nuk e kishin besuar. Në vitin 1995 është burgosur për shkak të një aventure në veturë me një prostitutë. Ai e ka pranuar fajin, e ka paguar dënimin, ndërsa për dy vjet është dashur të mbrohet në liri dhe ka vijuar kursin për vetëdijesim ndaj AIDS-it.

Aktorja bukuroshe dhe ylli i serisë “Vampire Diaries”, Nina Dobrev, në vitin 2007 është arrestuar bashkë me disa kolegë për shkak të sjelljes së saj “të pahijshme”. Ajo dhe kolegët e saj me drita kanë penguar ngasësit e makinave nëpër rrugë, shkruan Zëri.

Pop ylli tashmë i ndjerë George Michael shpesh ka qenë i arrestuar për posedim të drogës dhe sjellje të pahijshme në publik. Për shkak të vetive jo të mira i ka kaluar disa kohë në burg e të mos përmendim se sa herë ka qenë i turpëruar për shkak të veprimeve të veta, sidomos për marrëdhënie seksuale në vende të ndryshme publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme