Të famshmit shqiptarë të tronditur nga vdekja e modeles Kasia Lenhardt, shprehin ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Modelja Kasia Lenhardt gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Berlin.

Ish-e dashura e futbollistit gjerman, Jerome Boateng, dyshohet se ka kryer vetëvrasje meqë rasti nga policia nuk është konsideruar si i dyshimtë.

Për vdekjen e saj kanë reaguar edhe të famshmit shqiptarë, të cilët duket se kishin raporte të mira me të ndjerën.

Ardian Bujupi, Loredana Zefi dhe Rina Balaj, janë ndër artistët e njohur që reaguan pas vdekjes së 25 vjeçares, duke mos besuar akoma se ka ndodhur një gjë e tillë.

“Nuk po mund të besoj dhe akoma duhet të merrem me këtë. Kasia ka vdekur, ka bërë vetëvrasje dhe ne ditët e fundit kemi folur çdo ditë për videoklipin e ri që dëshironim të xhironim së bashku. Ajo ishte me plot energji dhe vetbesim. Përveç asaj që ndodhi, ata kanë shqetësuar njerëzit që i gjykojnë në këtë shoqëri. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si me Princeshën Diana! Pusho në paqe engjëll”, ka shkruar Bujupi në një postim të ndarë në Instagram.

Loredana në anën tjetër ndau një bisedë në rrjete sociale përmes së cilës shprehu edhe ngushëllime.

“Ah Kasia”, shtoi ajo.

“Jam pa fjalë dhe zemër thyer. Do të më mungosh Kasia. Shpresoj që shpirti yt i bukur të prehet në paqe. Nuk po mund të besoj”, kanë qenë fjalët e Rinës që ka ndarë krahas fotografive të Lenhardt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme