Kendra Wilkinson dhe Hank Baskett po vazhdojnë të bashkëjetojnë, transmeton Klan Kosova.
32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 35-vjeçar janë parë së bashku me fëmijët e tyre të dielën në Calabasas, California.
E gjithë familja ishte e shoqëruar me prindërit e Hank.
Pak ditë më parë, Kendra konfirmoi se ajo bëri kërkesë për divorc përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.
“Sot është dita e fundit e martesës sime me këtë njeri të mrekullueshëm. Unë do ta dua gjithmonë Hank dhe do të jem e hapur, por tani për tani kemi zgjedhur të ndajmë rrugët tona”, shkroi ajo ditë më parë.