Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen e sotme pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e hershme të mëngjesit është rrënuar ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

E pas kësaj ka pasur reagime të shumta tek komuniteti artistik, duke u cilësuar si një humbje e madhe e kulturës shqiptare.

Në shenjë solidarizimi për shembjen e këtij Teatri, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar shfaqjen që ishte paraparë të mbahej sonte.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë. #meteatrin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme