”Telecinco” zbulon shumën marramendëse që Georgina merr çdo muaj nga Ronaldo për kujdesin ndaj fëmijëve

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, momentalisht janë çifti më i ndjekur në Instagram: me 203 milionë ndjekës dhe 16.5 milionë.

Tabloidet e huaja kanë raportuar prej vitesh për lidhjen e tyre, njohjen e për shumë të pathëna për dyshen e popullarizuar.

Edhe pse aktualisht janë çift i pamartuar, ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur, Alana Martina.

Duke qenë një nënë e kujdesshme për vajzën dhe fëmijët e tjerë të Ronaldos, Georgina ‘paguhet’ për këtë punë.

Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre.

Sipas raportimeve të tyre, shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 në 100,000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme