Teuta Krasniqi dedikim bashkëshortit: Në krahët e tu është vendi im i preferuar

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Teuta Krasniqi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Por, jo të pakta janë rastet kur aktorja shqiptare publikon ndonjë fotografi nën shoqërinë e bashkëshortit, apo dy vajzave të saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë në InstaStory një imazh intim me bashkëshortin Adonis Morinën. Fjala është për një imazh, ku ajo shfaqet pranë Adonisit, gjersa ka bërë një dedikim të veçantë.

“Në krahët e tu është vendi im i preferuar”, ka shkruar krahas këtij imazhit aktorja Krasniqi, e cila duket se po shijon tejet shumë martesën me trajnerin e fitnesit.

Përveç jetës profesionale, Teuta në vazhdimësi e dëshmon se është edhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj, Tarës dhe Kaias.

E njëjta është më shumë e njohur për publikun si ‘Saranda’ e serialit “Kafeneja Jonë”, kurse viteve të fundit, është angazhuar edhe mentore në qendrën e artit për fëmijë, “iStar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme