Teuta Krasniqi e imiton në emision, kështu reagon Adelina Ismaili

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi e ka imituar këngëtaren Adelina Ismaili në emisionin e kësaj të fundit.

Ajo e ftuar në emisionin e Adelinës ka thënë se ka dashur të bëhet këngëtare si Adelina.

“Kur jam kanë e vogël krejt kemi pas idol Adelinën. Edhe e mbaj mend kasetën “do të bëhemi milioner”, A don ta këndoj. A don me koreografi?”, i ka thënë Teuta Adelinës dhe ka filluar ta këndojë këngën e saj.

Kjo e ka emocionuar shumë Adelinën.

Këngëtarja ka treguar se çdo ditë e ka imituar këndimin dhe kërcimin e Adelinës.

“Aq e njohur jam bërë në mahallë sa më kanë ftu në ditëlindje më ka thirrë e kam këngu edhe e kam ba koreografinë. Unë kam dashtë mu kanë Adelina. Edhe sot i di ato këngë. Ti ke qenë inspirim për krejt. Unë prej atëherë e kam ditë që kam dashtë me qenë në skenë”, tha Teuta.

Të ngjashme