Teuta Krasniqi: Që një javë jam e shtrirë nga gripi, ruani fëmijët e veten se nuk qenka shaka

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, është shumë aktive në rrjete sociale dhe publikon me fansat postime të ndryshme.

Siç tregon, ajo prej afro një javë është e sëmurë me grip, por jo me virusin COVID-19.

E njëjta thekson se ky është një nga rastet e rralla duke shtuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në një postim të publikuar në Facebook, ajo u shpreh: “Unë COVID nuk kam pas e nuk e di sa i vështirë është, po ashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo COVID) e hala s’po shoh shumë përmirësim”.

“Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qeto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtokë asgjë ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”, ka thënë më tej ajo.

Edhe pse situata me pandeminë aktualisht është nën kontroll, prej shumë prej njerëzve kanë pasur ankesa për këtë lloj gripi.

Duhet përmendur që në 24 orët e fundit u shënuan vetëm tetë raste të reja me COVID-19. 

Të ngjashme