Teuta Selimi ia vjedhin qenin, ajo ka një thirrje për personin që e bëri këtë veprim

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtares së njohur kosovare, Teuta Selimit ia kanë vjedhur qenin.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, në të cilin gjithashtu bëri një thirrje për personin që e ka kryer një veprim të tillë.

“E lus personin që e ka marr qenin tim të ma kthejë sa më shpejt. Nëse nuk e kthen, më detyron t’i liroj videot që i kam inqizuar gjatë marrjes,” shkroi Teuta në postimin e saj bashkangjitur me një foto të qenit të saj.

Të ngjashme