Teuta Selimi lë Zvicrën, kthehet për të jetuar në Kosovë

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Teuta Selimi, me vite të tëra e ka ndarë jetën e saj mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ndonëse në vendlindje ka qenë më shumë prezente në sezonet e dasmave dhe ahengjeve, Teuta me kohë të plotë ka jetuar në Zvicër.

Ndërsa së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, kanë vendosur që përfundimisht ta lënë Zvicrën dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

Burimet e emisionit “Prive”, kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje.

Të ngjashme