Thaçi dekoron me “Medaljen Presidenciale” Shyhrete Behlulin

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 12:23 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtaren e muzikës popullore Shyhrete Behluli me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Për këtë, vetë presidenti ka njoftuar në Facebook.

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, shkruan Thaçi.

Kohë më parë, presidenti ka dekoruar edhe këngëtaren Era Istrefi, me arsyetimin se ‘po përfaqëson dinjitetshëm Kosovën në botë’. Erës, presidenti ia kishte dhënë Medaljen, me t’u kthyer nga Rusia, ku këngëtarja performoi në finale e Kupës së Botës.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, people standing

Të ngjashme