“Thank You, Next” e Grandes, ideja e këngëtares së re nga Kosova

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Hiti më i suksesshëm i momentit në arenën ndërkombëtare ka “vulën” e një artisteje shqiptare.

“Thank You, Next” nga Ariana Grande arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në kanalin e famshëm, Youtube. Projekti që i dedikohet ish-partnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, këngëtares së re me origjinë nga Kosova – Njomza Vitia.

Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.

“Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’s. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: “Kjo duhet të kthehet në një këngë”. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, u shpreh Ariana Grande për fansat.

Edhe Njomza Vitia është këngëtare e re që bën projekte muzikore në gjuhën angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme