The Cure “pushton” Operën e Sydneyt për koncertet e përvjetorit

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Rokerët ”The Cure” do ta “pushtojnë” Shtëpinë e Operës së Sydneyt në Australi për katër data në maj për ta shënuar 30 vjetorin e albumit të tyre “Disintegration”.

Frontmeni Robert Smith dhe shokët e tij të bendit do ta interpretojnë albumin e vitit 1989 në tërësi, në secilin prej koncerteve.

Image

“AUSTRALI! Po kthehemi me kënaqësi në @SydOperaHouse për katër koncerte ekskluzive vetëm në #VividLIVE këtë maj për ta festuar përvjetorin e 30-të të ‘Disintegration’… mezi po presim t’ju shohim atje!”, tweetoi një anëtar i bendit.

Katër koncertet do ta shënojnë premierën botërore të një serie të koncerteve të 30 vjetorit, ndërkohë që më shumë koncerte do të pasojnë.

Para koncerteve australiane, “The Cure” do të pranohen në Rock & Roll Hall of Fame.

Ndërkohë, bendi sapo e ka përfunduar punën në albumin e vet të parë në një dekadë.

Të ngjashme