“The Misfits” filmi i ri aksion i aktorit Pierce Brosnan

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Studioja filmike “Paramount” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ri triler dhe aksion, “The Misfits”. Ky është projekti i fundit i regjisorit finlandez, Renny Harlin, i cili shënoi suksese të jashtëzakonshme gjatë viteve ’90 me filmat: “Die Hard 2”, “Cliffhanger”, “Cutthroat Island”, “The Long Kiss Goodnight”, “Deep Blue Sea” dhe të tjerë. Por ai nuk ka realizuar ndonjë film aq të suksesshëm gjatë vjetëve të fundit.

Filmi e rrëfen historinë e një grupi të hajdutëve të mirë të njohur si përbërë nga anëtarët, “The Misfits”, të cilët e rekrutojnë hajdutin veteran dhe të famshëm, Rochard Pace, për t’iu ndihmuar ta realizojnë grabitjen e shekullit. Synimi i tyre është t’i vjedhin miliona dollarë në shufra ari të cilat janë fshehur në një prej burgjeve më të sigurta në botë. Ajo që e bënë publikun të fitojë simpati ndaj këtyre hajdutëve, është fakti se ata vjedhin nga të pasurit për t’i ndihmuar njerëzit e varfër.

Në rolet kryesore vijnë aktorë të njohur të hollywoodit, si Pierce Brosnan, Jamie Chung, Rami Jaber, Hermione Corfield, Mike Angelo, Tim Roth dhe Nick Cannon.

Filmi “The Misfits” lansohet nëpër kinematë e Amerikës më 11 qershor.

Të ngjashme