“The Rarities” albumi i ri nga Mariah Carey

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Mariah Carey ka konfirmuar albumin e saj më të ri “The Rarities”.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se albumi do të publikohet më 2 tetor.

“Kjo është për ju, fansat e mi”, ka shkruar Carey në Twitter. “Është për të festuar dhe për t’iu falënderuar për vitet e dashurisë së pastër dhe mbështetjen. U jam shumë mirënjohëse. Albumi ‘The Rarities’ lansohet më 2 tetor”.

Albumi do të përmbajë 32 këngë, disa prej të cilave nuk janë lansuar asnjëherë, siç është ajo me Lauryn Hill e quajtur “Save the Day”.

Gjithashtu aty përfshihen edhe disa prej hiteve të saj, siç janë “Always Be My Baby” dhe “Hero”.

Të ngjashme