“The Rock” pas infektimit me Coronavirus: Ndër sfidat më të vështira që kam kaluar

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Aktori Dwyane “The Rock” Johnson ka njoftuar se ai dhe familja e tij kanë qenë të infektuar me Coronavirusin e ri.

Ish-mundësi, që tash është aktori më i paguar në botë, ka treguar se ai, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat janë infektuar me virusin ndonëse kanë respektuar vazhdimisht masat mbrojtëse.

Ai ka treguar se testet pozitive ishin befasi e madhe.

“Ne jemi në anën tjetër të virusit dhe më nuk jemi infektues. Fal Zotit, jemi shëndetshëm”, ka thënë “The Rock”.

Johnson 48-vjeçar ka treguar në një video në Instagram se ai, bashkëshortja e tij Lauren, dy vajzat Jasmine dhe Tiana, ishin infektuar dy javë e gjysmë më parë.

Ai ka treguar se janë infektuar nga miqë të ngushtë të familjes, të cilët nuk ia kishin idenë se janë të infektuar.

“Mund të them se ka qenë një prej kohëve më sfiduese dhe prej gjërave më të vështira që është dashur të durojmë si familje”, ka shkruar “The Rock.

Të ngjashme