“The Way Back” për shpëtimin nga e keqja

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Rrezet e dielli mbi Los Angeles duken të zbehta në “The Way Back”, xhiruar kryesisht në lagjen bregdetare të izoluar të San Pedros, ku në fund të 1920-s shtëpitë u përmbysën nga ujërat detare. Ani pse “The Way Back” ka të bëjë për të tashmen, një ndjenjë e çrregullt e përshkruan këtë projekt filmik që është i aftë t’i bëjë ballë realitetit, e që ka zbukurimet e jashtme të një drame inspiruese sportive e që në esencë është një film shërues.

Ylli Ben Affleck ka treguar haptas se ka bartur eksperiencat e veta me alkoolizmin në film. Në fillim të “The Way Back” para se të shfaqen pamjet e para, dëgjohen zhurma dhe kamionë e karakteri që e luan Affleck, Jack, është duke punuar në një punishte ndërtimi. Ai është një i alkoolizuar që mban një vend të posaçëm në tush për kënaçet e birrës. Gruaja e tij (Janina Gavankar) prej së cilës ai është ndarë, e përdor motrën e saj (Michaele Watkins) si urë lidhëse. Jack njihet për eksplodimet e tij nga zemërimi.

Pastaj një mundësi e papritur del në pah: Ati Devine (John Aylward), i cili drejton shkollën e mesme katolike ku Jack ishte më parë një yll basketbolli, i tregon se trajneri ka pësuar një sulm në zemër. A do ta ndihmojë Jack ekipin që nuk ka qenë në finale që kur ai ishte student?

Në një pjesë të filmit Jack është duke praktikuar që të thotë “jo” gjersa është duke pirë birra që i merr një nga një nga frigoriferi. Pastaj filmi kalon në një nga pjesët e papritura të filmit, kur ai thotë “po”. Ai thjesht del në vendin e punës. Për një kohë, puna si trajner shihet si një ndihmesë për kontrollimin e pafrenueshëm të alkoolit.

Të ngjashme