The Weeknd dhe Ariana Grande e kryesojnë top listën e 100 këngëve më të mira

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kur dy yje të muzikës bëhen bashkë, kjo rezulton me një projekt të suksesshëm. Hiti i këngëtarit The Weeknd, “Save Your Tears”, i sjell në versionin remix bashkë me mikeshën e tij dhe një prej zërave më të mirë të muzikës pop, Ariana Garande, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të top listës së 11 këngëve më të mira “Billboard”.

Përfshirja e Grandes në këtë remix i dha fuqi këngës, duke e bërë më të shkarkuar dhe të shitur nëpër platformat muzikore, dhe si rezultat e pozicionoi atë në vendin e parë të kësaj liste, nga pozita e gjashtë ku kishte debutuar.

Ky projekt njëherësh e bënë yllin kanadez The Weeknd, artistin e parë të kësaj dekade me tri këngë të pozicionuar në vendin e parë, nga një album i vetëm. Të njëjtin sukses në “Billboard Hot 100” e kishin gëzuar edhe hitet, “Heartless” dhe “Blinding Lights”. Artisti i fundit që e ka arritur këtë sukses është reperi kanadez Drake, me albumin “Scorpion” të lansuar në vitin 2018.

“Save Your Tears” gjithashtu është dueti i tretë i Arianas që po renditet i pari në top listën “Billboard”, duke e barazuar me ikonën e muzikës Paul McCartney për rekordin e artistit me më së shumti duete të pozicionuara në maje të kësaj liste. Të njëjtin sukses Grande a pati arritur edhe me hitin “Stuck With You” në bashkëpunim me yllin tjetër kanadez, Justin Bieber, dhe këngën “Rain on Me” të sjellë në bashkëpunim me Lady Gagan.

The Weeknd emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye dhe Ariana Grande, kanë bashkëpunuar edhe më herët në realizimin e këngës së vitit 2014, “Love Me Harder” dhe asaj “Off the Table”, të lansuar në tetor të vitit të kaluar.

Hiti “Save Your Tears” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit, “After Hours”, i cili u lansua në mars të vitit të kaluar dhe i përfshinë gjithsej 14 këngë.

Pjesë e top listës së 100 këngëve më të mira janë edhe dyshja e muzikës R&B, “Silk Sonic”, me hitin e tyre të fundit “Leave the Door Open”, ylli i muzikës pop Justin Bieber me këngën “Peaches” të sjellë në bashkëpunim me këngëtarët Daniel Caesar and Giveon, dhe këngëtari amerikan Polo G me lansimin e tij të fundit “Rapstar”. Kurse Doja Cat dhe SZA kanë arritur të pozicionohen në vendin e gjashtë të top listës me bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, “Kiss Me More”.

Të ngjashme