The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për qytetarët e Etiopisë

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ylli kanadez i muzikës, The Weekend, është përfshirë në konfliktin ushtarak në Etiopi, duke i dhuruar 1 milion dollarë të cilat do të shfrytëzohen për sigurimin e ushqimit për të gjithë njerëzit në nevojë.

Këngëtari i njohur dhe shumë i suksesshëm i cili prejardhjen e ka nga Etiopia, është bërë bashkë me organizatën e Kombeve të Bashkuara, “World Food Program USA”, për t’i dhuruar mbi 1 milion dollarë për t’i ndihmuar shtetit të Afrikës Veriore, i cili ka disa muaj që është zhytur në gjak dhe është pushtuar nga kaosi.

Konkretisht, paratë e The Weeknd emri i vërtetë i së cilit është Abel Makkonen Tesfaye, do të shfrytëzohen për t’i siguruar mbi 2 milionë vakte të ushqimit për qytetarët atje, të cilët janë zënë ngushtë mes dyluftimeve dhe po i vuajnë rëndë pasojat e situatës aktuale.

“Zemra më është thyer për njerëzit e mi nga Etiopia, ndërsa civilë të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël e deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi”, ka shkruar The Weeknd në postimin e tij të fundit në Instagram.

Tutje këngëtari bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi, të dhurojnë për këtë kauzë bamirësie.

Të ngjashme