The Weeknd i quan ‘Grammy Awards’ të korruptuar

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

The Weeknd i ka akuzuar organizatorët e ‘Grammy Awards’ duke i etiketuar si të korruptuar, pasi nuk ka marrë asnjë nominim për ceremoninë e vitit 2021.

Është pritur që këngëtari kanadez të ishte një konkurrent serioz për çmime duke marrë parasysh albumin e tij, “After Hours”, që ka kryesuar në top-lista dhe hitin “Blinding Lights”.

Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi që ai as që është nominuar për edicionin e ri.

“Grammyt mbesin të korruptuar. Më keni borxh mua, fansave të mi dhe transparencës së industrisë”, ka shkruar The Weeknd në rrjetet sociale.

Organizatorët kanë thënë se e kuptojnë zhgënjimin e tij, mirëpo çdo vit ndodh që disa realizime të mira të mos përfshihen në nominime. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme