Themeluesi i Snapchat fejohet me modelen e famshme

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 20:42 | Nga

Miranda Kerr është fejuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Ata kanë një vit që dalin bashkë dhe modelja ka pranuar propozimin për fejesë të 26-vjeçarit.

Një zëdhënës i Snapchat ka thënë: “Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”.

Më pas Miranda ka shpërndarë një foto në Instagram ku konfirmon propozimin dhe shkruan: “I thashë po!

Miranda dhe Evan janë shfaqur në publik në qershor të vitit 2015 dhe një vit më vonë u fejuan.

Modelja ka një djalë nga martesa e parë me Orlando Bloom. Ajo e ka prezantuar djalin me Evan 6 muaj pas lidhjes së tyre dhe ka thënë se ata kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme