“T‘hëngra”, Fifi puth Granitin – publikohet video

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Marrëdhënia mes këngëtares Fifi dhe futbollistit, Granit Canës sa po vjen e rritet, dyshja gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar bashkë vazhdimisht.

Në një moment në radio u vendos kënga “Marova”, dyshja i rezistoi dot njëri-tjetrit dhe filluan të putheshin dhe përqafoheshin duke krijuar një situatë mjaftë romantike.

Banorët nga ana tjetër brohorisnin “Puthe, puthe” duke nxitur çiftin që të shkëmbenin dhe një puthje me njëri-tjetrin.

Të ngjashme