Thyhet miqësia në mes të Jennifer Lopez dhe Rihannas

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 11:29 | Nga

Rihanna dhe Jennifer Lopez kanë ndarë gjithnjë një miqësi vërtetë të mirë.

Ato madje shpesh kanë bërë edhe dhurata për njëra-tjetrën si dhe kanë mbështetur vazhdimisht muzikën që secila bën edhe në kompeticione të rëndësishme.

Mirëpo, me hyrjen e Drake në jetët e të dyjave duket se diçka ka ndryshuar. Rihanna, menjëherë pasi kanë dalë thashetheme se Lopez dhe Drake janë shoqëruar bashkë, ka vendosur t’i heqë që të dy nga miqtë e Instagramit ndërkohë që këta të dy nuk kanë bërë asnjë veprim të tillë.

Nuk dihet nëse ky është vetëm një inat i përkohshëm i Rihannas apo gjërat po përkeqësohen në marrëdhënien e tyre?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme