“Time” shpall 10 këngët e vitit, Dua Lipa numër 1

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 15:31 | Nga

Në një det plot me këngë, duhet të jetë e vështirë të zgjidhen ato që arrijnë majat.

Këto janë këngët që të mbeten në kokë për ditë të tëra, ato këngë me të cilat e gjen veten tek zgjohesh e i këndon kur je në punë apo në shkollë!

Ato mund të jenë këngët që ngjiten në maja të klasifikimeve, ato që inspirojnë njerëz dhe ndezin diskutime në mes të natës. Por pavarësisht të gjithave, këto këngë e reflektojnë momentin kulturor në të cilin jetojmë!

Prandaj për viti 2017-të, revista prestigjioze amerikane TIME, ka renditur top këngët që shënuan histori gjatë këtij viti e që do mbahen në mend gjatë.

E në mesin e tyre, ndodhet edhe Dua Lipa me këngën New Rules, dhe madje e parë në krejt renditjen e këngëve, duke e kaluar edhe Despacito të Louis Fonsit.

10. Kelsea Ballerini, “Legends”

JAY-Z, “Story of O.J.”

8. Selena Gomez, “Bad Liar”

7. Cardi B, “Bodak Yellow”

6. Portugal, The Man, “Feel It Still”

5. King Krüle, “Biscuit Town”

4. Frank Ocean, “Chanel”

3. Luis Fonsi & Daddy Yankee, “Despacito”

2. St. Vincent, “New York”

1. Dua Lipa, “New Rules”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme