The Times: Kosova po prodhon pop-yjet më të mira femra në botë

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 14:37 | Nga

Mediumi i madh britanik, “The Times”, i ka kushtuar së fundmi një artikull faktit që Kosova po prodhon pop-yjet femra më të mëdha në botë.

Artikulli nis me Dua Lipën, për të cilën shkruan se para se të bëhej këngëtare e mrekullueshme e muzikës dance-pop, ajo ka punuar si mikpritëse e një klubi nate në Londër. Jo si një mikpritëse standarde, por një e tillë me shikimin prej arroganteje e paragjykueseje që ju shikon dhe vendos se a do ju lë të hyni brenda apo jo.

“E urreja”, thotë 21 vjeçja, ndonëse, siç shkruan “The Time”, shikimin prej arroganteje dhe paragjykueseje e ka të natyrshëm.

“Nuk kisha aq shumë kontroll se kë ta lija të hynte. Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po jo” deri në atë pikë kur mu desh të mos i lija miqtë e mi të hynin për shkak se kishin të veshura atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva aq rehat me këtë punë”, thotë Dua në këtë rrëfim për “The Times”, transmeton Koha.net.

Ajo nuk deshi të tregonte se për cilin klub bëhej fjalë.

Shkrimi i “The Times” i referohet Dua Lipës si ndjekëse e hapave të Rita Orës, duke thënë se e para po e vendos Prishtinën në hartën e Pop-it.

Më tej theksohet se këngët e Dua Lipës kanë tërhequr rreth 250 milionë dëgjime në Spotify.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme