“Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë”, artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme (e diel) një 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.

Të njëjtit thuhet se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, reagimet kanë qenë të shumta nga politikanë e personazhe publike, të cilët theksuan se është një tmerr ajo që përjetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë.

Adriana Matoshi, Arian Agushi apo Gold AG dhe Robert Berisha – janë disa nga yjet shqiptarë që shprehën mllefin e tyre rreth kësaj ngjarje tragjike.

Adriana Matoshi
“Sa Dardani ec lirshëm në rrugë veç një Zot e di. Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë tona. Qe sa vjet themi, ‘ishalla’ rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bëhen më të tmerrshme. Duhet një gjetje, një s’po di çka që ia futë në palcë frikën idiotëve dhe vrasësve, përndryshe shumë poshtë.

Më e keqja për ato nëna që përjetojnë dhunë në prezencë të fëmijëve e traumat po e bëjnë të veten pas një kohe.

Gold AG
“Qejf të kem çikë e zor ta ruajmë. Del një i prishur në tru e në zemër e këput si lule akoma mirë pa çel. Dhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin.

Por për fat të keq një shumicë prej tyre çdo ditë e shajnë Islamin e Myslimanin. Më shumë ju pengon Namazi në rrugë se sa droga në shtëpi e shkolla. Ngushëllime familjes së vajzës. Zot na udhëzo e na ruaj familjet tona”.

Robert Berisha
“Nuk ke çfarë i bën pandemisë apo viruseve, por atyre burrave të ligë pa pikë burrërie shumë e thjeshtë, para hotel Grandit në qendër të Prishtinës i lidh në konop edhe të gjithë ata që e keqtrajtojnë një femër”.

Të ngjashme