Tom Cruise me ide interesante për filmin e ri të “Mission: Impossible”

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Tom Cruise është një ndër aktoret e preferuar të producentëve sa i përket filmave të zhanrit aksion.

Aktori raportohet se ka plane të mëdha sa i përket franshizës së filmit, “Mission: Impossible”.

Kështu së paku ka thënë regjisori i mirënjohur i filmave, Christopher McQuarrie gjatë një interviste për mediat e huaja.

“Mund t’ju them vetëm se Tom ka shumë ide. Madje janë të mëdha”, ka pohuar ndër të tjerash ai.

Edhe pse çdo kapitull Cruise rrezikon të lëndohet seriozisht, ai duket sikur jeton për këta filma.

Shumë fansa mendojnë se filmi i ardhshëm i aktorit do të xhirohet në hapësirë, e cila gjë do ta bënte më të jashtëzakonshëm.

Por, kjo do të kërkonte bashkëpunimin me SpaceX apo NASA-n, kështu që ndoshta mund të jetë një synim i largët.

Ndryshe, Cruise është duke punuar në projekte të reja filmike që do t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme