Tom Cruise-t i vjedhin BMW-në gjatë xhirimeve të filmit

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Aktorit hollivudian Tom Cruise i është vjedhur makina tip BMË gjatë xhirimeve të filmit në Birmingham. Aktori ka qenë në qytet duke xhiruar pjesën e shtatë në serinë e filmit Mission Impossible.

Sipas “Sun” automjeti i përdorur nga Cruise ishte marrë nga jashtë Grand Hotel me mijëra paund mallra brenda.

Një BMW X7 u vodh në Church Street të martën dhe u gjet pak kohë më vonë, tha Policia e West Midlands.

Automjeti u gjet në Smethwick aty pranë dhe është duke u ekzaminuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Pjesë të qendrës tregtare Grand Central, mbi New Street Station në Birmingham, u mbyllën nga e diela deri të mërkurën për të lejuar xhirimet e filmit.

Të ngjashme