Tom Hanks dhe Rita Wilson e fitojnë nënshtetësinë greke

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Aktori 64-vjeçar, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, janë bërë zyrtarisht shtetas grek. Kryeministri i Greqisë, Kriakos Mitsotakis, e ka konfirmuar lajmin me postimin e një fotografie në Instagram.

Në këtë foto, ai shfaqet përkrahë bashkëshortes së tij Mareva Grabowski, dhe çiftit të famshëm të showbizit, Hanks dhe Wilson, derisa atë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Tom dhe Rita, janë zyrtarisht qytetarë krenarë të Greqisë.”

Aktorët e famshëm hollywoodianë të cilët kanë lindur në Kaliforni, tashmë janë nderuar me pasaportat greke nga zyrtarët shtetëror, transmeton Koha. Derisa Greqia po ashtu u ka siguruar nënshtetësi edhe anëtarëve tjerë të familjes Hanks.

Rita ka prejardhje greke nga e ëma, Dorothea, dhe çifti i cili e posedon një pronë në ishullin Antiparos, së fundmi e vizituan këtë shtet evropian për ta festuar ditëlindjen e 64-të të aktorit.

Ndërkohë, Hanks dhe Wilson, që të dy ishin diagnostikuar me koronavirus gjatë kohës sa po qëndroni në Australi, në fillim të këtij viti.

Ylli i filmit “Forrest Gump” vazhdimisht ka folur për eksperiencën e tij me COVID-19 duke treguar se simptomat i ishin manifestuar me lodhje të madhe, derisa Rita kishte pasur temperaturë të lartë dhe e kishte humbur sensin e shijes.

Aktorët vazhdojnë t’iu bëjnë thirrje fansave të tyre që ta mbajnë maska mbrojtëse në fytyrë, në mënyrë që ta ulin rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Të ngjashme