Tom Hanks dhuron sërish plazmën e tij pasi u shërua nga Coronavirusi

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Tom Hanks po bën atë që mundet për të ndihmuar në luftën ndaj coronavirusit.

Aktori i Hollywood-it, 63-vjeçar, ndau një fotografi në Instagram nga udhëtimi i tij në zyrën e një mjeku të mërkurën për të dhuruar më shumë nga plazma e tij e gjakut.

“Plazma në 3, 1, 2 3, Hanx”, ai me entuziasëm pasqyroi një foto të një mjeku që mbante dy qese të plazmave të tij.

Kjo është hera e dytë në vetëm një muaj që ylli ka ndihmuar për të prekurit me COVID-19.

Në fund të prillit, fituesi i “Oscar” në mënyrë të ngjashme mori rrjetin social, Instagram për të ndarë me miliona ndjekës procesin e dhurimit.

Aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson, 63 -vjeçe, u diagnostikuan me virusin në mars, ndërsa Hanks po filmonte filmin e tij të ardhshëm në Australi, dhe dyshja kanë qenë të hapur për procesin e rimëkëmbjes që nga ajo kohë.

Hanks dhe Wilson zbuluan rezultatet e coronavirusit më 11 mars, duke i bërë ata disa nga të famshmit e parë që njoftuan se kishin kontraktuar atë.

Krahas Hanks, edhe tenori i famshëm i operës italiane, Andrea Bocelli ka dhuruar plazmën e gjakut për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit, pasi zbuloi se ai u sëmur me virusin në fillim të marsit.

Të ngjashme