Tom Hanks publikon foto nga karantina: Duhet të ndjekim këshillat e mjekëve

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID-19, ndaj janë izoluar në një karantinë në Australi. Për të treguar për të tjerët gjendjen e tyre, ata kanë publikuar një ‘selfie’ nga karantina.

Në foto të dy duken mjaft mirë nga gjendja shëndetësore dhe Tom ka treguar se ata nuk janë aspak të shqetësuar. Në postimin e tij aktori 63-vjeçar falenderoi të gjithë ata që janë kujdesur për të dhe u shpreh i bindur se kjo situatë do të kalojë nëse respektojmë rregullat dhe tregohemi të vëmendshëm për të ruajtur njëri-tjetrin. Në fund ai risolli një nga shprehjet më të njohura nga filmi “A league of their own”, ku Tom ka pasur rol kryesor.

“Përshëndetje! Rita Wilson dhe unë duam t’i falënderojmë të gjithë njerëzit këtu që po kujdesen për ne. Ne jemi infektuar me COVID-19 dhe jemi në izolim, sepse nuk duam që ta shpërndajmë tek askush tjetër. Ke nga ata që kjo gjë mund t’i çojë drejt një sëmundjeje shumë të rëndë. Ne po luftojmë kundër kësaj dhe nuk ndihemi të shqetësuar për të ardhmen. Ka disa gjëra për të kaluar këtë situatë duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe të kujdesemi për veten dhe të tjerët. Mbani mend, se pavarësisht situatës së tanishme, nuk qahet në bejsboll. Hanks”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Të ngjashme