Toni Braxton dhe Birdman i japin fund fejesës

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Fjalët se Toni Braxton dhe i fejuari i saj, Bryan “Birdman” Williams janë ndarë kanë pushtuar mediat rozë.

Braxton dhe Williams që kanë shpallur fejesën e tyre pothuajse një vit më parë duket se janë sërish beqarë.

Më 1 janar, legjenda e muzikës R&B ka postuar një fotografi të saj ku dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq dhe dorëza të zeza por ajo që ra më shumë në sy është teksti poshtë fotografisë.

“Të fillosh një kapitull të ri nuk është gjithmonë një zgjidhje e lehtë, por GJITHMONË zgjedhni të jeni e zgjedhur. Gëzuar Vitin e Ri”, ka shkruar Braxton.

Arsyeja e ndarjes nuk dihet, por në muajin nëntor të vitit 2018, çifti duket se ishte lodhur nga të qenit thjesht vetëm të fejuar.

Duke folur për Wendy Williams, 51 vjeçarja Braxton ka thënë se ajo dhe i fejuari i saj, reperi Birdman, kishin vendosur dy data për dasmën e tyre, por që asnjëra nuk i ishin përshtatur.

“Ne po kalonim në një lloj drame. Unë thashë në rregull – dasma është një mundësi e mirë për të mbledhur të gjitha motrat. Por nuk arrita t’i mbledhë të gjitha”.

“Në fakt, dasma nuk është një arsye e mirë për t’i mbledhur motrat sepse po e komplikon lidhjen time të dashurisë. Ai vazhdimisht më thotë ‘Michelle [emri i saj i mesit], vendose përfundimisht një datë”.

“Ai më ka thënë të vendosë një datë para se të përfundojë ky vit. Kam disa javë kohë”, kishte thënë këngëtarja e shumë hiteve.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme