Tri ish-misset e Kosovës – shtatzëna

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 23:07 | Nga

Tri bukuri të ndryshme, të trija përfaqësuese të Kosovës në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe”, po jetojnë në të njëjtën kohë gëzimin e pritjes së një fëmije. “RevistaWho.Com” ka zbuluar se bukuroshet Zana Krasniqi, Marigona Dragusha dhe Mirjeta Shala, janë shtatzënë.

Zana Krasniqi, e zgjedhura e Kosovës në 2008-tën pritet të bëhet nënë për herë të dytë, pas lindjes së djalit të parë, që duhet thënë se i ngjason shumë asaj. Ajo ka disa kohë që është zhvendosur në vendin e origjinës, bashkë me familjen.

Ndërsa Marigona Dragusha (2009) dhe Mirjeta Shala (2013) do të provojnë për herë të parë ndjesinë e të qenit nëna.

Të dyja ato, kanë prej kohësh marrëdhënie të konsoliduara. Marigona ka vendosur të tërhiqet nga rrjetet sociale, duke çaktivizuar çdo profil të sajin, ndërsa Mirjeta vijon të jetë aktive e madje ka publikuar edhe foto krah partnerit.

Këto tri bukuroshe, kanë shënuar prezantime shumë të mira të Kosovës në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë dhe rastësia e solli që përveç emocioneve të ngjashme në skenë, të përjetojnë të njëjtat emocione edhe në jetë.

image

image

Image may contain: 2 people, selfie, closeup and indoor

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person

Të ngjashme