Tri shqiptare të nominuara, por vetëm Rita Ora fiton një çmim në MTV Video Music Awards

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 16:39 | Nga

Rita Ora dhe DJ i ndjerë Avicii kanë triumfuar në një nga kategoritë e MTV Video Awards.

Ka përfunduar edhe një ndër ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës botërore.

Edicioni i 35-të i ndarjes së çmimeve vjetore të MTV VIdeo Music Awards është rikthyer në qytetin e New Yorkut, ku ishin prezent artistët më të mirë dhe më të nxehta të botës së muzikës.

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Getty Images)

Padyshim që vëmendjen më të madhe të shqiptarëve e kanë rrëmbyer treshja Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Por, Ora ka arritur të fitoj një çmim dhe atë në bashkëpunim me DJ Aviciin me këngën “Lonely Together”.

Kjo e fundit i ka sjell artistëve çmimin në kategorinë “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)”.

Rita Ora (Getty Images)

Me të marr mirënjohjen, Rita u ka kërkuar të pranishmëve që “Të brohorasin për Aviciin, një talent i mahnitshëm”.

Ndryshe, Dua ka qenë e nominuar në katër kategori të ndryshme, por në asnjërën prej tyre nuk kishte triumfuar gjersa edhe Bebe Rexha ka dal duarthatë prej ngjarjes madhore muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme