Tri vite nga “Lonely Together”, Rita Ora falënderon DJ e ndjerë Avicii dhe thotë se do i mungojë gjithmonë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar saktësisht tri vite që nga bashkëpunimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora me DJ tashmë të ndjerë suedez, Avicii.

“Lonely Together” po feston përvjetorin e tretë, ndërsa me këtë rast ylli me origjinë nga Kosova ka kujtuar artistin e ndjerë e po ashtu ka falënderuar fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

Biondja 29 vjeçare gjithashtu një falënderim të veçantë i bëri Avicii-t që e ftoi të ishte pjesë e këtij projekti.

“Tri vite nga Lonely Together. Faleminderit prej të gjithë juve që po vazhdoni të dëgjoni, të shpërndani dhe të këndoni këtë këngë. Një falënderim i veçantë për shokun tim të dashur Avicii që më ftoi të isha në këtë këngë. Do më mungosh gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kënga deri më tani ka grumbulluar mbi 158 milionë klikime në platformën YouTube.

Këngëtarja Ora përndryshe njihej si një prej mikeve më të mira të DJ të njohur.

Ky i fundit vdiq më 20 prill të vitit 2018, i cili kreu vetëvrasje për shkak të problemeve të shumta me shëndetin mendor dhe stresin.

Të ngjashme