Tringa Kay prezanton të dashurin: Jeta është edhe më e ëmbël kur ke me kë t’i ndan momentet e bukura

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

“Tradhtar je ti” është kënga më e fundit e këngëtares, Tringa Kay.

Ajo ka pasur një vit me shumë angazhime në koncerte, por edhe ahengje të ndryshme familjare.

Por, pos jetës profesionale prej këngëtareje, biondina ka edhe një jetë private që e ka fshehur deri më tani me xhelozi të madhe.

Së fundi, bukuroshja ka bërë të ditur se në krah e ka një të dashur që e mbështet në çdo hap të jetës.

Në fakt, Tringa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një femër në përqafim të një mashkulli.

“Jeta është edhe më e ëmbël kur e ki dikë me të cilin mund t’i ndan momentet më të bukura të jetës. Faleminderit që përkujdesesh për mua. Dashuria ime”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në rrjetet sociale.

Pos imazhit të sjell, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje rreth të dashurit gjersa në foto i ka mbuluar fytyrën një mashkulli.

Ndryshe, ajo ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme