Triumfon Dua Lipa, fiton çmimin për albumin më të mirë ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021”

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është padyshim njëra ndër më të suksesshmet tashmë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e e diel) ajo ishte ndër të nominuarat në “Grammy Awards 2021”, ku nuk kishte si mos fitonte me albumin “Future Nostagia”.

Duke u bazuar në të listën e fituesve nga CBS News, Dua ka arritur që të triumfojë në çmimin “Albumi më i mirë Pop”.

Ajo ishte e nominuar në gjashtë kategori të ndryshme, por që mori vetëm njërin prej tyre.

Sidoqoftë kësaj, Lipa është komentuar në mediat ndërkombëtare edhe për paraqitjen e perfomancën e shkëlqyer.

Padyshim që vëmendje të madhe ajo mori me fustanin transparent, që bëri që të shkëlqejë në tapetin e kuq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme