Tuna do të vijë mjaft atraktive në klipin e ri me Seven Saraqin

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Tuna këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “Chonga”, që u prit mirë nga fansat.

Tani, ajo i është futur punës për një tjetër projekt, që kësaj radhe do të jetë bashkëpunim.

Këngëtarja nga Shkupi ka bashkëpunuar me këngëtarin Seven Saraqi për këngën e saj të re, që do të dalë së shpejti.

Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit të ri, në të cilin do të shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse.

Kënga e tyre e re titullohet “Maria” dhe pritet të publikohet brenda pak javëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme