Tuna pozon me bikini në pishinë duke shfaqur linjat e trupit

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme, Tuna Sejdi, ka pozuar së fundmi duke shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetin turk.

Së bashku me burrin e saj, Patrisin, dhe djalin e tyre, Tianin, Tuna duket se i ka shijuar si më së miri ditët e para të stinës së nxehtë.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto atraktive, duke treguar kohën e mirë që po shijon atje nën gjirin familjar.

Në fotografinë e fundit, këngëtarja ka pozuar në pishinë me bikini teksa ka vënë në pah linjat e theksuara të trupit.

“Kur mendoni që përfundoi, atëherë fillon me të vërtetë. Qëndroni të hidratuar, qëndroni gati”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj atraktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme