Tuna shfaqet më e shëndoshë se zakonisht në koncertin e fundit, fansat hedhin dyshime për një shtatzëni të dytë

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, për muaj të tërë qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me djalin e saj të vogël, Tianin.

Tani ajo është rikthyer sërish në Mqedoni, ku edhe ka bërë paraqitjen e saj të parë skenike që pas periudhës së izolimit.

Ajo ka performuar së fundmi në “The Park Festival” në Gostivar duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën, ku i pranishëm si instrumentist në orkestër ishte edhe bashkëshorti i saj, Patrisi.

Mbrëmja muzikore në fjalë u organizua me një numër të kufizuar njerëzish dhe me rregulla të përcaktuara nga masat preventive për virusin COVID-19.

Tuna si gjithmonë shkëlqeu me interpretimin e saj korrekt dhe pamjen mahnitëse, teksa vëmendja e madhe u drejtua te linjat e saj.

Kilogramët e tepërt veçanërisht te pjesa e barkut, ka bërë fansat që të aludojnë në një shtatzëni të mundshme të këngëtares.

Ajo vet ende nuk ka dhënë një deklaratë lidhur me këtë në rrjetet sociale, megjithatë në imazhet nga koncerti, fiziku i këngëtares duket se kishte pësuar dukshëm disa ndryshime në peshë.

Mund të jenë thjeshtë disa kilogramë më shumë, por që gjithsesi ishin të mjaftueshme që fansat e këngëtares të ngrisin pikë pyetje në rrjetet sociale. 

Të ngjashme