Tuna vjen tejet tërheqëse në fotosesionin e ri për fundvit

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ka realizuar një fotosesion të veçantë kë këtë fundvit.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara së fundmi, me fotografin Korab Kusari.

Tuna kësaj here u shfaq mjaft atraktive e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe me material lëkure, dhe me modelin e saj të flokëve bionde të kapura, dhe të lëshuara poshtë.

Ky set i saj fotografik vjen pas një viti të suksesshëm që këngëtarja shkupjane pati gjatë 2019-s.

Ajo në fillim të këtij viti publikoi albumin e saj “Furtuna” me shtatë këngë të mrekullueshme, që u pëlqyen shumë nga publiku.

Më pas, Tuna solli edhe dy këngë të tjera, “Nuk ma do zemra” dhe “Amoni” që gjithashtu u pritën mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja shkupjane ka rezervuar plot befasi për publikun e saj edhe në vitin 2020.

Të ngjashme