Tyler Perry është bërë zyrtarisht miliarder

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Filmbërësi i njohur 50-vjeçar, Tyler Perry, është bërë anëtari i fundit hollywoodian i klubit të miliarderëve. Nga viti 2005, ai ka arritur ta krijojë një pasuri prej 1.4 miliard dollarëve, transmeton Koha.

Sipas revistës “Forbes”, Perry e ka fituar pasurinë e tij përmes aftësive të jashtëzakonshme për biznes, dhe ai zotëron 100 për qind të fitimeve të çdo serie, filmi e deri te prodhimet skenike që i krijon.

Së fundi, Perry i cili në të kaluarën njihej më shumë si aktor, para se të fillonte të prodhonte dhe drejtonte filma si regjisor, e ka hapur studion e tij filmike e cila shtrihet në një hapësirë prej 1.5 kilometra katrorë. 280 milionë dollar prej pasurisë së tij, vijnë nga vlera monetare e këtij lokacioni.

Pjesa tjetër e pasurisë së Perryt vjen nga pronat e tij të ndryshme personale, dhe nga projektet e shumta televizive dhe kinematografike.

Ndërkohë, regjisori dhe aktori i filmave të famshëm me personazhin Madea, do ta pranoj një çmim special “Emmy” në ceremoninë e muajit të ardhshëm. Ai do të nderohet për angazhimin e tij në fushën e bamirësisë, dhe së fundmi, Perry ka deklaruar se shpirtin bamirës e ka trashëguar nga nëna e tij e ndjerë, Willie Maxine Perry.

Regjisori e pranon se disa njerëz thjeshtë kanë nevojë për pak ndihmë në jetë, dhe një motivim i tillë mund t’i dërgojë ata shumë larg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme