U bë për spital pas tradhtisë? Shakira sqaron të vërtetën

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Shakira ka përgënjeshtruar lajmet se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti i saj.

Në medie, kanë qarkulluar lajme se Shakira ka zbuluar se futbollisti e ka tradhtuar me një grua tjetër dhe se lidhja e tyre mund të ketë marrë fund. Kjo ka bërë që Pique të jetojë në një banesë më vete, larg këngëtares.

Këngëtarja shpjeguar arsyen se përse është parë pak ditë më parë në një ambulancë, që nuk është gjë tjetër veçse një aksident i vogël me të atin.

Babai i saj ra dhe ajo e shoqëroi në spital.

Sipas dy punonjëseve (Lorena Vazquez dhe Laura Fa) të gazetës “El Periodico”, futbollisti i Barcelonës është takuar me një vajzë 20-vjeçare, e cila është studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Deri më tani identiteti i saj nuk është bërë i ditur, pavarësisht pretendimeve.

Megjithatë, ka ende ka shumë dyshime rreth gruas me të cilën Pique ka tradhtuar Shakirën duke qenë se në media aludohet se mund të bëhet fjalë edhe për mamanë e shokut të skuadrës, Gavi.

Shakira dhe Pique u takuan në vitin 2010 gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në të cilën lojtari përfaqësonte ekipin spanjoll të futbollit. Dyshja e njohur kanë dy fëmijë së bashku./TCH

Të ngjashme