U hoq nga lista e miliarderëve, por Kylie Jenner është mbretëreshë e Instagramit

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner është shpallur personazhi më i famshëm në botë me pagën më të lartë në listën vjetore të revistës “Forbes”.

Renditja e saj në krye të listës vjen pasi biznesmenja u hoq nga lista e miliarderëve rreth një javë më parë.

Pas 22-vjeçares në listë vjen kunati i saj Kanye West, i cili ndiqet nga Roger Federer, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Tyler Perry, Neymar, Hoëard Stern, LeBron James dhe Dwayne “The Rock” Johnson.

Forbes raporton se Jenner fitoi 590 milionë dollar gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa javën e kaluar revista prestigjioze publikoi një artikull ku e konsideronte biznesmenen një mashtruese që kishte gënjyer për të ardhurat e saj dhe e hoqi nga lista e miliarderëve.

Për dy vite me rradhë Kylie mbante fronin si miliarderja më e vogël në botë që kishte ndërtuar vetë pasurinë e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme