U kapën ”mat” në një hotel, Melisa flet për raportin me Majk

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

U aludua se Melisa e hodhi pas krahëve historinë me Andin, pasi u fotografua me këngëtarin më në zë të estradës, Majk.

Fotoja që qarkulloi në rrjet ngriti dyshime të mëdha për një lidhje të mundshme mes dyshes. Majk dhe Melisa u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një prej hoteleve të Tiranës.

Pas gjithë aludimeve për një lidhje të mundshme mes tyre Majk e konfirmoi publikisht se mes tyre kishte diçka, qoftë kjo miqësi apo një lidhje romantike.

Reperi e mbështeti publikisht Melisën duke shpërndarë në profil këngën e saj më të re.

Pas gjithë thashethemeve, ka reaguar dhe Melisa, e cila ka thënë për Prive se mes tyre nuk ka asnjë romance por janë kolegë shumë të mirë.

“Mua me kë s’më kanë lidhur që kur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, ka sqaruar Melisa.

Gjatë vazhdimit të intervistës Melisa u pyet nëse është në një lidhje të re apo nëse është e hapur ndaj një romance. Melisa deklaroi se po i përkushtohet vetes dhe karrierës.

“Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin”, përfundoi Melisa.

Të ngjashme