U koordinuan apo rastësi, Elvana dhe Tayana pozojnë në Instagram me bikini të njëjta

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Elvana Gjata është rikthyer në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë.

Këngëtarja e njohur postoi një galeri fotosh në Instagram, ku duket në superformë.

Ajo pozoi e veshur me bikini të markës “Channel”, kapele në kokë dhe atlete të bardha.

Mirëpo, Elvana Gjata ka bërë xing me veshje me kolegen e saj, reperen Tayna.

Pothuajse në të njëjtin orar, Tayna ndau me ndjekësit në Instagram foto e veshur me të njëjtat bikini të “Channel”.

Por nuk dihet se kush ka kopjuar kë. Megjithatë të dyja këngëtaret duken shumë seksi me bikinit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme