U martua si princeshë në Maldive, Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Kosova është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.

Momentalisht ajo gjendet në arrati.

Të ngjashme