“U nguta pak”, Graniti i bie pishman për Fifin

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Afrimiteti mes Fifit dhe Granitit po gjen ulje-ngritje të reja çdo ditë e më shumë.

Këtë herë “krisjen” në këtë marrëdhënie e ka nxitur Fifi, e cila duket se nuk e përballon dot vëmendjen që Graniti i jep vajzave të tjera të shtëpisë.

Fillimisht këngëtarja nuk ka hezituar të nisë ironitë dhe batutat për afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte.

Megjithatë, Graniti ka hequr deklaratën për këngëtaren.

Derisa po bisedonin gjatë qëndrimit në ‘BBV’ ai tha se ndoshta është ngutur me Fifin megjithatë shtoi se të ardhmes nuk i dihet.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të ngjashme