U raportua se janë ndarë, aktori i njohur turk tregon më në fund të vërtetën

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Është bërë e zakonshme tashmë që mes personazheve të njohur që janë pjesë e një projekti të gjatë së bashku, “lidhja e dashurisë” të vijojë edhe jashtë kamerave.

Kështu është diskutuar edhe marrëdhënia e dy aktorëve të njohur, Kerem Bursin dhe Hande Erçel (Serkan dhe Eda) të serialit “Dashuria është në ajër”.

Prej disa muajsh, pasi është mësuar se Eda dhe Serkan janë në një lidhje dashurie, thuhet se kjo marrëdhënie është vetëm për reklamë dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

Shumë prej mediave turke kanë shkruar në lidhje me dyshimet për një dashuri të vërtetë mes dy aktorëve. Madje, mendohet se nëse ata do të pranonin që nuk janë bashkë, kjo do të ishte një ‘kolaps’ në reklamat që ata prej kohësh kanë bërë në çift.

Megjithatë, ka qenë Bursin ai që u ka kthyer përgjigje këtyre spekulimeve për raportin e tij me Hande. Ndër të tjera, ai ka thënë se është i vërtetë në një raport dhe se dashuria e tyre është reale:

“Jam një njeri real në një marrëdhënie. Më pëlqen të argëtohem me njeriun me të cilin jam dhe ta bëjë atë të qeshë. Nëse nis një raport me dikë, është shumë e rëndësishme të jesh pa filtra dhe natyral. Në të kundërt, besoj se lidhja nuk do të ishte e shëndetshme.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme