U raportua se janë ndarë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues publikojnë foto bashkë

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Javë më parë u bë bujë e madhe nga mediat të cilat raportonin se çifti Jennifer Lopez e Alex Rodrigues i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Mirëpo të dy i kanë mohuar lajmet pasi janë parë sërish bashkë këtë javë dhe shumë të lumtur. Alex ka fluturuar për në Republikën Dominikane për t’i bërë shoqëri të fejuarës së tij gjatë xhirimeve të filmit “Shotgun Wedding”.

Këngëtarja 51 vjeçare dhe sportisti 45 vjeçar po dëshmojnë se lidhja e tyre është ende e fortë duke shpërndarë në rrjetet sociale edhe fotografi ku duken bashkë dhe shumë të lumtur.

Lopez e Rodriguez janë në lidhje dashurie që 4 vjet ndërkohë që vitin e kaluar edhe u patën fejuar.

Image

Të ngjashme